Ballina Lajme nacionale Marko Gjuriq tregon se janë prezantuar zgjidhje për dialogun, thotë se...

Marko Gjuriq tregon se janë prezantuar zgjidhje për dialogun, thotë se Serbisë nuk i ka pëlqyer asnjëra

76
SHPËRNDAJE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, teksa ka folur për dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka zbuluar se janë propozuar disa zgjidhje, pro që ai thotë se asnjëra nuk i ka pëlqyer Serbisë.

“Ne në mënyrë të përsëritur kemi refuzuar ofertat e këqija që kanë vënë nën presion Serbinë dhe presidentin Vuçiq. Jam i sigurt se në takimet që po zhvillohen në New York janë duke u zhvilluar edhe biseda për zgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 6 tetor”, ka thënë Gjuriq për Tv Pink, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Gjuriq ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet dy palëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ndërkohë teksa ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Gjuriq ka thënë se është shumë e rëndësishme që “Lista Serbe” të fitojë të dhjetë vendet e rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi sipas tij është shumë e rëndësishme që të ruhet ndikimi në Kosovë.

“Është e rëndësishme që Lista Serbe të fitojë dhjetë vende, sepse pa serbët nuk do të mund të krijohet qeveria e re”, ka shtuar tutje ai.

Këto deklarata të Gjuriq vijnë pak kohë pas takimit të Vuçiq ka pasur në New York me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer, e me të cilin kanë biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Ndihmëssekretarin e SHBA-së, Philip Reeker.

Sic është deklaruar nga presidenca serbe, në këto takime është biseduar për kompromisin e mundshëm që mund të arrihet mes palëve.

Ndërkohë Vuçiq citohet të ketë thënë se një kompromis i tillë do të duhej të ruante interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe gjithashtu edhe interesat shtetërore të Serbisë.

“Kompromisi do duhej të merrte parasysh dhe të respektonte interesat e serbëve të atjeshëm, sikurse edhe ruajtjen e interesave shtetërore e nacionale të Serbisë”, kishte deklaruar Vuçiq.