Ballina Lajme Marketi “SARA” në Tërnoc i dhuroi Sh.F “Muharrem Kadriu” 700 maska

Marketi “SARA” në Tërnoc i dhuroi Sh.F “Muharrem Kadriu” 700 maska

224
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ky vitë shkollor është apsolutisht më ndryshe se vitet e tjera, kështu që sipas gjitha gjasave do të jetë i përcjellur edhe me masat kundër COVID-19 të cila sipas Ministrit të Arsimit Mlladen Sharçeviç në radhë të parë janë respektimi i masave, sikurse distanca fizike poashtu edhe mbajtja e maskave.


Mirëpo dihet se edhe në këtë rast për disa familje kërkohen shpenzime ekstra për blerjen e mjeteve mbrojtëse, në këtë rast maska higjienike.

Pronari i marketit “Sara” në Tërnoc, Enis Shabani sot i ka dhuruar donacion Sh.F Muharrem Kadriu” 700 maska me rastin e fillimit të vitit shkollorë në kushte pandemie.
Maskat do të përdoren për personelin por edhe nxënësit me kushte të vështira ekonomike.
Drejtori i shkollës Naser Zahiri ka falënderuar pronarin Shabani, duke e cilësuar këtë gjest human si shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve kundër COVID-19./BujanociNet/

---- ----
-----