Ballina Sport Mario Balotelli preferohet nga klubi kuqezi

Mario Balotelli preferohet nga klubi kuqezi

15
SHPËRNDAJE

Ngjyrat kuqezi nuk i ndahen Mario Balotellit. Pas eksperiencave me Milanin dhe Nice, Supermario mund të mbajë veshur për herë të tretë një fanellë kuqezi, por tashmë atë të Flamengos në kampionatin brazilian.

29-vjeçari mund të largohet përfundimisht nga Europa për të vazhduar karrierën në Amerikën e Jugut dhe më konkretisht në Brasileiro, pasi drejtuesit e Flamengos e duan me çdo kusht në skuadrën e tyre.

Klubi nga Rio de Janeiro i ka bërë një ofertë serioze Balotellit për të firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë dhe Supermario po e merr në konsideratë.

Por bashkë me të ai kërkon që në Brazil të transferohet edhe vëllai i tij, Enock, i cili mund të kalojë te Boavista.

Në orët e ardhshme do të mësohet më tepër, por mes ofertave që i kanë ardhur nga Italia dhe kësaj të fundit nga Brazili, Balotelli mund të zgjedhë pikërisht Flamengon.

The post Mario Balotelli preferohet nga klubi kuqezi appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----