Ballina Sport Marash Kumbulla, ndër 25 futbollistët e rinj më premtues në botë

Marash Kumbulla, ndër 25 futbollistët e rinj më premtues në botë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Observatori i futbollit CIES ka publikuar një raport javor me listën e futbollistëve të rinj më premtues, të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2000.

Kjo listë është bazuar në minutat e luajtura që futbollistët kanë luajtur në kampionat me klubet e tyre dhe në nivelin e ekipeve ku janë regjistruar lojtarët, që prej datës 1 janar 2020.

Në këtë listë renditet edhe mbrojtësi i talentuar i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla. Talenti kuqezi i cili u transferua tek ekipi i “Romës” në shtator ka bërë mjaft mirë me ekipin kryeqytetas, duke marrë edhe këtë vlerësim nga Observatori i Futbollit.

Në këtë listë, Marash Kumbulla renditet përkrah emrave të tillë si Sancho e Haalan, futbollistë të “Dortmund”, Vinicius Junior i “Real Madrid”, Tonali i “Milan” etj., të cilët po bëjnë shumë mirë me ekipet e tyre.

Vlerësimi që i bëhet lojtarit kuqezi është një lajm i mirë jo vetëm për vetë futbollistin, por edhe për kombëtaren shqiptare.

Observatori i futbollit CIES është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër, i specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar në 2005 nga dr. Raffaele Poli dhe dr. Loïc Ravenel.

---- ----
-----