Ballina Lajme nacionale Maqedoni e Veriut, brenda 24 orëve më shumë të shëruar se të...

Maqedoni e Veriut, brenda 24 orëve më shumë të shëruar se të infektuar me Covid-19

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Janë regjistruar 627 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2510 teste të realizuara në 24 orët e fundit.

Me më shumë raste të reja me koronavirus kryeson kryeqyteti, me 250 raste të reja.

Instituti për Shëndet Publik informon se në 24 orët e fundit janë shëruar 644 pacientë me Covid-19. Gjithashtu ministria e Shëndetësisë informon se jetën nga Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Viktimat janë nga katër nga Shkupi, katër nga Prilepi, dhe nga një viktim nga Kumanova, Kavadari, Manastiri, Gjevgjelia, Struga dhe Ohri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë shkon në 79.815, numri i pacientëve të shëruar në 56.743, ndërsa numri i viktimave në 2354.  Raste aktive janë gjithsej 20.718./TV21

 

The post Maqedoni e Veriut, brenda 24 orëve më shumë të shëruar se të infektuar me Covid-19 appeared first on RTV21.

---- ---- ----
-----