Ballina Sport Manita” e ngjit Atalantën në krye, një holandez dhuron spektakël

Manita” e ngjit Atalantën në krye, një holandez dhuron spektakël

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Atalanta vazhdon me paraqitje fantastike, goleada dhe fitore. Ekipi i Gasperinit shkatërroi 5-2 Cagliarin në fushën e vet, duke u ngjitur në krye të Serie A me pikë të plota pas javës së tretë. Tjetër performancë super e sulmit bergamask, që numëron 13 gola të shënuar në tre sfida.

Berat Gjimshiti titullar si gjithmonë, teksa i pari që shënoi ishte sulmuesi Luis Muriel. Kolumbiani, i vetëm me portierin kundërshtar, nuk mund të gabonte shtatë minuta nga nisja e ndeshjes.

Në të 24’ miqtë ia dolën të baraspeshojnë shifrat falë një goli të mbrojtësit Diego Godin. Uruguaiani realizoi si zakonisht me kokë, pas një krosimi nga këndi.

Atalanta për pesë minuta e riktheu epërsinë me anë të Papu Gomez. Kapiteni i zikaltërve shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje nga jashtë zone.

Spektakli i skuadrës nga Bergamo nuk mbaroi këtu, pasi goli i tretë vjen pas një aksioni me kombinime të shumta. Ai që finalizoi ishte kroati Marco Pasalic.

Sigurisht nuk mund të mungojë në apel edhe Duvan Zapata, i cili dy minuta nga fundi i pjesës së parë shënoi golin e katërt për skuadrën e tij.

Miqtë e nisën mirë fraksionin e dytë të ndeshjes dhe gjetën golin me anë të Joao Pedros. Braziliani devijoi saktë një top të ardhur nga krahu i majtë dhe topi në rrjetë. Sardët tentuan të realizonin një tjetër gol, por atë e gjeti Atalanta.

Skenën e mori Sam Lammers nëntë minuta përpara fundit. Sulmuesi holandez i blerë për 9 milion euro nga PSV, kreu një driblim dehës në zonë dhe mposhti portierin e Cagliarit me një diagonale të saktë, duke gjetur golin e parë me ekipin e ri.

---- ----
----
----- ----
-----