Ballina Sport Mancini kujton Parma-Inter, kur fitoi titullin me dy gola të Ibrahimovic

Mancini kujton Parma-Inter, kur fitoi titullin me dy gola të Ibrahimovic

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Sonte në Parma, pritet moti i mirë. Ibrahimovic nga Sanremo do të bëjë tifo për D’Aversa, që të mbajë gjallë ëndrrën e Milanit për titull. Ai që më 18 maj 2008, nën një përmbytje epike, i dha Interit “trengjyrëshin” me një dopietë ikonike të Ibrahimovic, ia di mirë rëndësinë kësaj transferte zikaltër. Për shkak se “Tardini”, ku ekipi i Conte do të përpiqet të vendosë një tullë tjetër titulli, është një stadium i veçantë për botën zikaltër, e ekzorcizuar nga një salto e Oba Martins më 2002, pas vitesh pa sukses. Por, “Tardini” është mbi të gjitha stadiumi i Roberto Mancini.

Nëse thua Parma, Roberto Mancinit i kujtohet 18 maji 2008, kur Interi i tij shkeli në “Tardini” dhe fitoi “Scudetto”. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, trajneri i kombëtares italiane e kujton atë ndeshje: “Një sfidë speciale, shumë e vështirë. Parma duhej të merrte pikë për të shpëtuar veten, ne duhej të shmangnim parakalimin e Romës, e cila menjëherë kaloi në avantazh në Catania. Situata të kundërta, të cilat e kishin bërë gjithçka më të komplikuar. Mbaj mend një ndeshje shumë të vështirë. Kishim treguar me lojë se e meritonim fitoren, por për ta zhbllokuar ndeshjen na duhej të hynte Zlatan, i cili shënoi dy gola të bukur”.

Ibra kishte luajtur ndeshjen e fundit më 29 mars dhe sezoni i tij dukej i mbaruar. Si e valorizoi suedezin në ndeshjen ndaj Parmës? Mancini përgjigjet: “Gjatë javës, kur biseduam, shpjegova se prania e tij ishte thelbësore, edhe nëse vetëm për gjysmëorën e fundit. Dhe në çdo rast, duke e nisur nga stoli, Ibra ishte gati të na ndihmonte. E bëri këtë në mënyrën më të mirë”.

Në golin e dytë ai pati një ngazëllim gati të zemëruar, duke u përballur me tribunën, ku ishte edhe Moratti. Marrëdhëniet me të janë të shkëlqyera, por në ato muaj nuk mungonin fërkimet: “Ishte moment me kaq shumë tensione. Ne kishim humbur tashmë një pikë kundër Sienës, rrezikonim të humbnim një kampionat të dominuar prej kohësh. Ky ngazëllim ishte një shenjë çlirimi”.

Shumë persona e shohin Interin si favorit për “Scudetto”: “Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, edhe ata që e ndjekin duhet të besojnë te titulli. Sidoqoftë, Interi tani është skuadra më e mirë. Dhe ka avantazhin e madh të angazhimit në një front të vetëm, duke mos luajtur dot në kompeticionet e tjera, prej nga është eliminuar tashmë”.

---- ----
----
-----
-----