Ballina Sport Manchester City ia vë syrin yllit të Interit

Manchester City ia vë syrin yllit të Interit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Milan Skriniar mund të jetë një futbollist i Manchester City që prej janarit të vitit 2020.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga “The Express”, që zbulon se kampionët e Premier League kanë përgatitur një ofertë të re për mbrojtësin e Interit, të vlerësuar me 60 milionë euro.

Pep Guardiola e shikon Skriniar si lojtarin ideal për të zëvendësuar francezin e dëmtuar, Aymeric Laporte që do i duhet të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave të blerta.

Mbrojtësi 24 vjeçar u ble nga Sampdoria në vitin 2017 për 34 milionë euro, por që prej asaj kohe, çmimi i kartonit të tij është dyfishuar.

The post Manchester City ia vë syrin yllit të Interit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ----
----
----- ----
-----