Ballina Sport Man City refuzoi 80 mln euro, Bajerni rrit ofertën për Sane

Man City refuzoi 80 mln euro, Bajerni rrit ofertën për Sane

14
SHPËRNDAJE

Me 17 lojtarë në organikë, Bayern Munichu ka filluar sot stërvitjet për ndeshjet parasezonale.

Trajneri Niko Kovac ka bërë të ditur se ka nevojë edhe për katër lojtarët të tjerë, të cilët bavarezët duhet t’i transferojnë gjatë merkatos së verës.

Skuadra gjermane është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Leroy Sane, mirëpo Manchester City po kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.

Bayerni fillimisht zbehu interesimin për anësorin gjerman, mirëpo tani është rikthyer sërish me një ofertë të përmirësuar.

Kampionët e Bundesligas kanë bërë javë më parë një ofertë rreth 80 milionë euro, ndërsa tani po planifikojnë të ofrojnë 90 milionë.

Bavaraezët janë në garë po ashtu edhe për transferimin e Ousmane Dmbeles nga Barcelona dhe Cengiz Underit nga Roma, me këtë të fundit që duket si opsion më i mundshëm për t’u realizuar.

The post Man City refuzoi 80 mln euro, Bajerni rrit ofertën për Sane appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----