Ballina Lajme nacionale Maltretohen mërgimtarët në dalje të Kosovës, pritjet deri në 7 orë në...

Maltretohen mërgimtarët në dalje të Kosovës, pritjet deri në 7 orë në pikat kufitare

17
SHPËRNDAJE

Vazhdojnë pritjet deri në 7 orë në pikat kufitare.

Kolona jashtëzakonisht të gjata janë krijuar nëpër pikat kufitare në dalje të Kosovës.

Gati dy kilometra kolona në Merdare, po shkaktojnë pritje enorme prej 7 orësh për mërgimtarët kosovarë.

Pritje të gjata ka edhe në Jarinje, teksa mërgimtarët aty janë bllokuar për pesë orë.

Edhe tek Dheu i Bardhë, pritjet e qytetarëve shkojnë në mbi dy orë. Në Muçibabë, pritjet janë deri në një orë e 40 minuta.

-----