Ballina LifeBizare Malone, Perry e J Balvin do të realizojnë këngë dedikuar Pokemonit

Malone, Perry e J Balvin do të realizojnë këngë dedikuar Pokemonit

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

‘Pokémon 25: The Album,’ titullohet albumi të cilin do ta lansojë kompania muzikore amerikane, Capitol Records, dedikuar video-lojës së popullarizuar në mbarë botën, Pokemonit.

Qëllimi i realizimit të këtij albumi është kremtimi për 25 vjetorin e krijimit të kësaj video-loje.

Janë 11 këngëtarë të cilët do të përfshihen në album me këngët e tyre, përfshirë këtu: Post Malone, Katy Perry e J Balvin.

Lajmin për këtë e konfirmoi Balvin për Rolling Stone, me ç’rast zbuloi se albumi do të përbëhet nga 14 këngë, ndërkaq do të lansohet këtë vjeshtë.

Për këngët do të lansohen edhe video muzikore.

J Balvin ka thënë se këga e tij do të lansohet brenda disa javëve të adhshme, dhe se atë do ta intepretojë në gjuhën spanjolle.

Këngëtari Melloun, për të kremtuar krjimin e kësaj video-loje dhe popullaritein e saj, ka interpretuar në një koncert virtual, ku ka kënduar edhe këngën dedikuar Pokemonit. Ai falë teknologjisë digjitale u transformua i rrethuar në një shou me spektatorë Pokemon.

Edhe këngëtarja Perry u konfirmua se do të jetë pjesë  e albumit për 25 vjetorin e themelimit të lojës Pokemon. Por nuk është e qartë se çfarë angazhimi do të ketë./21Media

The post Malone, Perry e J Balvin do të realizojnë këngë dedikuar Pokemonit appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----