Ballina Lajme nacionale Maloku: Deputetët kosovar s’janë deputet të popullit, po të partive dhe klaneve...

Maloku: Deputetët kosovar s’janë deputet të popullit, po të partive dhe klaneve mafioze

12
SHPËRNDAJE

Sociologu i njohur, Fadil Maloku ka folur për deputetët kosovar, duke i quajtur ata deputet të partive dhe klaneve mafioze.

Ai këtë shkrim të tij e ka ndarë në tri pika, të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

1. Kjo legjislaturë aktuale po konsiderohet më e dobëta pas luftës. Edhe pse në këtë legjislaturë nuk po shohim ndonjë punë të madhe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shumë ligje kanë mbet pa u votuar, por ama, ata nuk po i refuzojnë mëditjet dhe udhëtimet jashtë vendit!?

2. Ideja e mocionit, dorën në zemër është vetëm një “lojë” në tentativë, e Presidentit Thaçi, për ta disiplinuar (përmes LDK-së) qeverinë aktuale centaur, të Ramushit! ’ka asnjë shanse të vetme që deputetët aktual, me (MOCION) gishtat e tyre, duke e rrëzuar këtë qeveri, t’i varrosin privilegjet dhe rrogat e majme që i gëzojnë!

3. Sepse, Atyre deri në fund të shtatorit, u numërohet (belesh!) mandati i plotë edhe për dy vitet e ardhshme. Definitivisht. Deputetet aktual, janë duke synuar vetëm mbrojtjen e interesave të tyre, që ndërlidhen ekskluzivisht me pagat e majme, dhe me privilegjet. Kjo është një papërgjegjësi e plotë e këtyre njerëzve që morën si mundën votën qytetare…

-----