Ballina Sport “Maldini si Messi”, Tomori: Champions arritje e madhe, por besojmë ende te...

“Maldini si Messi”, Tomori: Champions arritje e madhe, por besojmë ende te titulli

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, është rikthyer të flasë për aventurën e tij tek kuqezinjtë. Lojtari në pronësi të Chelseas në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, tregon se si u përshtat shumë shpejt me stilin e “Djallit” e deklaron se ata nuk duhet të dorëzohen për sa i përket titullit kampion. Në fund ai ndalet edhe tek Ibra, por bën edhe një krahasim të Maldinit me Leo Messin.

“Paraqitjet pozitive? Isha pak i befasuar në fillim, por jo aq shumë duke patur parasysh karakterin e njerëzve këtu. Ishte shumë e lehtë për mua që të përshtatesha, pasi që të gjithë janë shumë miqësorë.

Distanca nga Interi është e madhe, por nuk shikoj ndonjë arsye pse nuk duhet të bësojmë deri në fund për titullin kampion”, deklaron anglezi.

 

 

“Rikthimi në Champions League është një arritje e shkëlqyer, por ne duhet të vazhdojmë të mendojmë për Scudetton. Ne besojmë se mund të arrijmë diçka të veçantë. Ibra? Ai na motivon dhe flet shumë me ne. Zlatan është një shembull për të gjithë sepse është këtu falë përkushtimit dhe punës.

Maldini? Të kësh atë në krye të detyrave teknike është si të kesh Messin partner për një sulmues. Ajo që ai dëshiron të bëjë të lë me përshtypje pozitive çdo ditë”, përfundon Tomori. /abcnews.al

The post “Maldini si Messi”, Tomori: Champions arritje e madhe, por besojmë ende te titulli appeared first on Abc News.

---- ----
-----