Ballina Sport “Malcom nuk është futbollist! Blerja më e keqe në histori, vetëm ecën”

“Malcom nuk është futbollist! Blerja më e keqe në histori, vetëm ecën”

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Zenit nuk u kursye aspak në verën e vitit 2019, pagpi 40 milion euro te Barcelona dhe siguroi shërbimet e Malcom, sulmuesit brazilian. 24-vjeçari nga Sao Paulo nuk ia ka dalë të shfaqë potencialin e tij me kampionët e Rusisë.

Këtë sezon numëron vetëm 1 gol në kampionat, duke qenë shumë larg pritshmërive dhe investimit të madh. Ish-mesfushori i Zenit, Denis Ugarov ka shpërthyer në kritika ndaj sulmuesit latin.

Malcom është blerja më e keqe që ka bërë Zenit në histori. Për mendimin tim, ai nuk është futbollist, nuk mund të quhet i tillë. Ai duhet të sulmojë dhe të ndihmojë ekipin në mbrojtje.

Ndërkohë e keni parë çfarë bën? Ai ecën nëpër fushë dhe ngre krahët lart, nuk bën gjë tjetër. Është kthyer në barrë, Zenit duhet të aktivizojë lojtarë të rinj në vend të tij“, deklaroi Ugarov. /abcnews.al

The post “Malcom nuk është futbollist! Blerja më e keqe në histori, vetëm ecën” appeared first on Abc News.

---- ----
-----