Ballina Teknologji Makines se pa shkaterrueshme i thyhet xhami gjate prezantimit

Makines se pa shkaterrueshme i thyhet xhami gjate prezantimit

59
SHPËRNDAJE

Makina “Cybertruck” është kryevepra dhe revolucioni i radhës i “sjellë në jetë” nga Tesla.

Gjigantët e prodhimit të makinave elektrike, prezantuan modelin e tyre të gjashtë, automjetit SUV që premton të jetë i pa shkatërrueshëm.

“Monstra” e re e Teslas do të jetë e gjatë 588 centimetra dhe 190 centimetra e gjerë, ndërsa do të ketë kapacitet deri në 6 vende.

Çmimet do të variojnë nga 40 mijë deri në 70 mijë dollarë dhe makina do të dalë në treg vitin e ardhshëm.

Gjatë prezantimit nga Elon Mask mbi “Cybertruck” u bënë prova të ndryshme për të vërtetuar fortësinë e makinës.

Testi i dritareve rezultoi jashtë pritshmërive, me automjetin që përfundoi me xhama të krisur./s2cnn

The post Makines se pa shkaterrueshme i thyhet xhami gjate prezantimit appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.