Ballina Lajme Bota/Rajoni Makinat e Formula 1 zëvendësohen me ambulanca

Makinat e Formula 1 zëvendësohen me ambulanca

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Nëntor të vitit të kaluar Formula 1 u kthye në Stamboll pas 9 vitesh. Tashmë në pistën e ngritur të Tuzla, makinat e pilotëve janë zëvendësuar nga ambulancat. 128 drejtues mjetesh po bëjnë stërvitje për të menaxhuar lëvizjen në metropolin turk. Diçka e tillë është e vlefshme për shoferët në këtë kohë pandemie kur u duhet të përballojnë fluks të madh pacientësh në një qytet me trafik të ngarkuar si Stambolli.

Në pistë bëhen manovra të ndryshme, kontrollim i lëvizjes dhe momentet kur duhet të frenojnë. Drejtuesit e ambulancave thonë se stërvitja u jep më shumë siguri për të qarkulluar dhe për të mos rrezikuar jetën e personelit dhe pacientëve në mjet. Një stërvitje e tillë u zhvillua për herë të parë ndërsa sipas autoriteteve do të mbahet një herë në dy vjet dhe pjesë do të bëhen edhe shoferët e ambulancave të qyteteve të tjera të Turqisë.

The post Makinat e Formula 1 zëvendësohen me ambulanca appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----