
Një grua nga Kosova është plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në rrugën e Kombit.
Policia njofton se një makinë “Volvo” me targa të Kosovës e drejtuar nga shtetasi S.S., është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë ka mbetur e plagosur gruaja e tij.
Njoftimi i Policisë
Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.
Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).
E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.