Ballina Lajme Bota/Rajoni Makina përplaset keq me motoçikletën, humbë jetën një person

Makina përplaset keq me motoçikletën, humbë jetën një person

9
SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë

Në rrugën Elbasan–Cërrik, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë motoçiklisti ka humbur jetën, dhe është plagosur pasagjeri i cili ishte në veturën AUDI, në momentin e aksidentit, njofton tch

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

-----