Ballina Sport Makina McLaren fundos yllin e Bayern Munich, klubi gjobit me 50 mijë...

Makina McLaren fundos yllin e Bayern Munich, klubi gjobit me 50 mijë euro sulmuesin

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, francezi Kingsjel Koman, është gjobitur me 50 mijë euro sepse ka shkuar në stërvitje me një McLaren dhe jo me një Audi, që është edhe sponsori kryesor i klubit bavarez.

Episodin e ka rrëfyer gazeta “Bild” me dëshminë e vetë 23-vjeçarit të Kombëtares së Francës, që i ka kërkuar ndjesë klubit. “Bëra një gabim dhe e kuptoj këtë”, ka thënë këtë duke shtuar se nuk mund të drejtonte Audin për shkak të një dëmi në një nga pasqyrat.

----

Kompania gjermane ka 8.33% të kapitalit të Bajernit dhe së fundmi ka firmosur një tjetër kontratë partneriteti të vlefshme deri në vitin e 2029 dhe që do të sjellë 800 milionë euro për Bajernin.

----- ----