Ballina Teknologji Makina e parë në botë e printuar me 3D, arrin 100 km/h...

Makina e parë në botë e printuar me 3D, arrin 100 km/h për 1,9 sekonda

21
SHPËRNDAJE

Makina e parë në botë e printuar në 3D, eshte modeli 21C, e cila realizuar nga kompania amerikane “Czinger” në Los Anxhelos dhe kushton 1,7 milionë dollarë.

Ky automjet mund të arrijë në 431 km/h falë një motori me 8 pistona, 2,9-litërsh, që “shoqërohet” edhe nga dy motorë elektrikë.

Falë kësaj fuqie, që është më e madhe se modelet Mclaren P1, La Ferrari apo Aston Martin Valkyrie, makina arrin nga 0 në 100 km/h për 1,9 sekonda. Kompania amerikane ka vendosur se do të prodhojë vetëm 80 makina të tilla, me peshë 1250 kg.

Me formën e një shigjete, 21C lejon qëndrimin e dy personave brenda në kabinë, sikur të jenë ulur në një avion luftarak.

Shasia është krijuar duke përdorur printimin në 3D, një revolucion për kohën, që në të ardhmen do të lejojë uljen e kostove të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë.

Ajo që e bën këtë teknologji edhe më të pëlqyer është riciklimi më i lehtë i pjesëve pasi makinat të dalin nga përdorimi.

The post Makina e parë në botë e printuar me 3D, arrin 100 km/h për 1,9 sekonda appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.