Ballina Sport Makina e Hamilton shfaq probleme në teste, shenja premtuese te Ferrari

Makina e Hamilton shfaq probleme në teste, shenja premtuese te Ferrari

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dy javë para se të nisë sezoni i ri Formula 1 makinat kanë zbritur në pistën e Bahreinit dhe kanë zhvilluar testet e para zyrtare dhe të vërteta, për të parë gjendjen e makinave të tyre para nisjes së sezonit.

Gjatë testeve janë konstatuar probleme për Mercedes, veçanërisht në makinën e kampionit të Botës, Lewis Hamilton. Anglezi nuk mundi të testojë plotësisht makinën e tij dje, për shkak se rrëshqiti në kthesën 13 dhe doli në rërë. Koha e tij u rendit e teta.

Ai humbi kohë sepse iu desh të pastronte makinën në bokse, por në përgjithësi shenjat nuk ishin të mira. Makina ka shfaqur paqëndrueshmëri, veçanërisht në pjesën e pasme, ku Formula 1 ka vendosur rregulla të reja tashmë.

Këtë e pranon edhe vetë Hamilton: “Në pjesën e pasme të makinës nuk jemi shumë mirë dhe do duhet të gjejmë  ekuilibrin e duhur”.  Ndërkohë më ndryshe duket Ferrari në këtë sezon. Makina e Leclerc dhe Sainz të paktën duket më mirë se në sezonin e shkuar.

 

Duet të themi se ata kokëkuqet e vjetshme përfunduan në vendin e gjashtë, si asnjëherë më parë që nga viti 1980. Vetë Leclerc e pranon përmirësimin, por shton se gjithçka do shihet në garën e parë sezonale në Bahrein.

“Çdo gjë duket mjaft mirë. Por sërish është shumë e vështirë të komentosh tani, askush nuk ka arritur limitn e vet dhe nuk po tenton ta arrijë. Kohët e deritanishme janë relative. Ka disa shenja premtuese, por nuk mund t’i konfirmojmë deri në provat e para zyrtare”, u shpreh piloti monegask i Ferrarit. /abcnews.al

The post Makina e Hamilton shfaq probleme në teste, shenja premtuese te Ferrari appeared first on Abc News.

---- ----
-----