Ballina LifeBizare Majmun apo derr?! Kina tregon rezultatet e hibridit të radhës

Majmun apo derr?! Kina tregon rezultatet e hibridit të radhës

25
SHPËRNDAJE

Në pamje të parë duken si dy derrkucë, por në fakt ata janë produkt i një eksperimenti në Kinë, ku është përdorur ADN-ja e majmunit edhe derrit për të sjellë në jetë këta dy “binjakë”.

Fatkeqësisht ata ndërruan jetë një javë pas lindjes, edhe pse nuk treguan probleme jetike.

Laboratori kinez, i cili udhëhoqi eksperimentin tregon se pavarësisht pamjes së jashtme prej derri, në fakt kjo dyshe hibridi kishte material gjenetik prej majmuni në organet e brendshme.

Në këto eksperimente shkencëtarët po përpiqen që të formojnë organe njerëzore për transplant përmes rritjes së kafshëve hibride. Deri më tani eksperimentet kanë dështuar, por shkencëtarët thonë se po i afrohen gjithnjë e më tepër suksesit.

-----