Ballina Lajme Bota/Rajoni “Magjistarja e Buchenwald-it”/ Gardiania naziste, bënte suvenire me lëkurën e të burgosurve

“Magjistarja e Buchenwald-it”/ Gardiania naziste, bënte suvenire me lëkurën e të burgosurve

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Niveli i sadizmit në kampet naziste të përqëndrimit nuk justifikohet dot kurrë me pretendimin e famshëm: “ thjesht zbatojmë urdhrat e eprorëve”. Në Buchenwald, personazhi më sadist ishte një civile, gruaja e komandantit të kampit, Ilse Koch. Ajo njihet sot si “ magjistrja e Buchenwald-it”.

E lindur në Dresden në 1906-tën, ajo kishte punuar në bibliotekë përpara se të regjistrohej në partinë naziste e të shkonte vullnetare nëpër kampe përqëndrimi. Në 1936-tën, u martua me kolonelin SS, Karl Koch, edhe si shumë barbar vetë. Thuhet se Ilse kishte një mani për tatuazhet dhe lëkurën, dhe në Buchenwald, kërkonte sidomos lëkurën e burrave më tatuazhe për ta përdorur për abazhurë, për të veshur librat e për doreza.

Një prej të burgosurve në kamp pat dëshmuar kundër saj në gjyq, duke pohuar se të gjithë të burgosurit me tatuazhe ndaheshin vec, ajo i ekzaminonte dhe zgjidhte ato që I pëlqenin më shumë”. Këta njerëz sipas dëshmive ekzekutoheshin, ndërsa pjesët e trupit me tatuazhin i dorëzoheshin Ilses. Ilse u dënua në Nuremberg me burgim të përjetshëm dhe u vetëvra në moshën 60 vjeçare.

Por ndërsa akuzat e tmerrshme ndaj saj nuk u arrit të vërtetoheshin të gjitha, përfshirë dhe maninë e suvenireve prej lëkure, gruaja e mori dënimin për krime kundër njerëzimit.

---- ----
----
-----
-----