Ballina Lajme Bota/Rajoni Magjike/ Pamjet madhështore nga apartamenti i ri i familjes Beckham

Magjike/ Pamjet madhështore nga apartamenti i ri i familjes Beckham

92
SHPËRNDAJE

David dhe Victoria Beckham thuhet se kanë blerë një apartament prej 24 milionë dollarësh apo në ndërtesën e Muzeut ‘One Thousand Museum’ në Miami.

Shtëpia e tyre e re, e projektuar nga arkitektja e ndjerë Zaha Hadid, u përfundua në fund të vitit 2019, vetëm disa muaj pasi çifti së bashku me fëmijët, Romeo, 17-vjeç, Cruz, 15-vjeç, si dhe vajzën Harper, tetë vjeçe, vizituan ndërtesën madhështore gjatë verës.

Sipas The Sun, familja e famshme ka vendosur të jetojë ‘në prehër të luksit’, pasi prona ekstravagante ka gjithsej pesë dhoma gjumi dhe një pishinë luksoze.

-----