Ballina Lajme Bota/Rajoni Mafiozët e studimeve të modelizimit

Mafiozët e studimeve të modelizimit

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
John Edmunds është numri një. Është një prej mafiozëve e studimeve të modelizimit. Ky professor londinez është një këshilltar kyç i qeverisë për politikat lidhur me COVID-19. Edmunds është edhe bashkëautor i një prej studimeve kryesore të modelizimit për të bindur masat se vigjilenca ndaj Variant of Concern (VOC) B.1.1.7 duhet të jetë prioriteti maksimal. Edmunds kishte bashkëhartuar një raport influent të 21 janari 2021, sipas të cilit: “Ekziston një mundësi realiste që VOC B.1.1.7 të jetë i shoqëruar me një rritje të rrezikut të vdekjes respektivisht viruseve jo VOC”. Veç të tjerash, Edmunds u flet shpesh gazetarëve për vdekshmërinë e lartë e variantit të ri. Për shembull, ka pohuar se do të ndodhte një “katastrofë” në rast se lockdown do të lehtësohej shumë shpejt, pasi ajo që duhet të bëhet me shpejtësi është “të vaksinohet shumë, shumë, shumë më tepër se vetëm pleqtë”.

Ndiqni paratë

Edmunds është edhe i martuar me një person që të paktën deri në prillin e 2020 ishte në varësi të GlaxoSmithKline (GSK) dhe posedonte aksione të kompanisë. (Me sa di unë, Edmunds nuk e ka zbuluar në një një asnjërën prej intervistave të tij për mediat, ashtu siç edhe nuk ka folur kurrë për aksionet e tij në kompani).

Sipas një artikulli të Daily Telegraph të prillit 2020, bashkëshortja e Edmunds është Jeanne Pimenta, e cila punon për GSK. Sipas artikullit në fjalë, Edmunds do të pohonte se bashkëshortja e tij kohët e fundit kishte dhënë dorëheqje nga GSK. Kështu që nuk është e qartë nëse Pimenta aktualisht punon apo jo për këtë kompani. Kam bërë një kërkim të vogël dhe kam zbuluar se profili i vetëm Linkedin i Jeanne Pimenta tregon se aktualisht mban rolin e Drejtores së Degës Epidemiologjike të GSK, ndërsa profili ResearchGate i saj tregon se është epidemiologe tek BioMarin Pharmaceutical. (Do të flas akoma në këtë artikull për faktin nëse Edmunds është i martuar apo jo me një punonjëse aktuale apo ish të Glaxo).

Gjithsesi, faturimi i GSK është në qiell. Më 2 shkurt kompania kishte njoftuar se synon që të investojë 150 milion euro, rreth 180 milion dollarë në CureVac, kompani prodhuese e vaksinave mRNA, për të krijuar vaksina kundër varianteve të rinj. Kjo në të gjitha aspektet do t’u japë atyre avantazhin e lëvizjes së parë në tregun e vaksinave për variantet e rinj. E njëjta komunikatë për shtyp e 3 shkurtit pohon se vaksinat për variantet e rinj do të jenë në gjendje të shërbejnë edhe si “apel” për vaksinat tashmë të marra. Veç kësaj, GSK ka bashkuar forcat me CureVac për të hedhur në qarkullim gjatë 2021 100 milion doza të vaksinës COVID-19 të “gjeneratës së parë” CureVac, e quajtur “CvnCoV”.

Jo vetëm kaq: këtë vjeshtë, bashkë me një kompani tjetër farmaceutike ndërkombëtare, Sanofi, GSK do të nisë prodhimin e deri 1 miliard dozave në vit të vaksinës së tyre Covid 19. Komunikata për media e 3 shkurtit e GSK lidhur me rezultatet financiare e 3 mujorit të katërt të 2020 deklaronte se [kompania] “do të vazhdojë të presë një përmirësim të konsiderueshëm të të dhënave dhe fitimeve” pasi “po ndërtojmë një tubacion biofarmaceutik me vlerë të lartë”.

Të kihet parasysh se GSK dhe kompani të tjera farmaceutike, si Moderna dhe Pfizer, janë të përjashtuara nga përgjeëgjësia civile dhe nuk i dëmshpërblejnë njerëzit që kanë pësuar efekte të rënda kolaterale apo vdekjeprurëse nga vaksinat Covid-19 e prodhuara prej tyre. Në vend të tyre do të jenë qeveritë ato që do të paguajnë, por mbetet ende për t’u parë se kush është prekur apo nëse trashëgimtarët e të tjerëve, kundrejt çdo shansi për sukses, do të jenë në gjendje të sigurojnë një dëmshpëblim.

Një raport i rëndësishëm investigativ i 8 shkurtit 2021 i dalë në uebsajtin gjerman të Welt Am Sonntag zbulon se qeveria gjermane kishte përdorur modele teorike krejtësisht të sajuara për ta mbajtur popullsinë të terrorizuar dhe nën kontroll. Artikulli në fjalë zbulon se në marsin e 2020 funksionarët qeveritarë kishin rekrutuar disa “shkencëtarë të spikatur të instituteve të ndryshme kërkimore dhe universiteteve. Bashkë do të duhej të hartonin një dokument [modelimi matematikor] që do të shërbente si legjitimim për masa të mëtejshme dhe të rrepta politike”. Këta shkencëtarë qenë bindur dhe patën hartuar një dokument modelimi të përshtatur kërkesave qeveritare. Dokumenti, atëhere sekret, pohonte se nëse masat e izolimit do të hiqeshin shumë shpejt, atëhere 1 milion gjermanë do të mund të vdisnin për shkak të Covid-19, disa deri “në agoni në shtëpinë e tyre, me gojë hapur dhe pa frymë”, pasi do të refuzoheshin nga spitale të stërmbushura.

Edmunds është i përfshirë fuqishëm në biznesin e vaksinave

Ka ende shumë në rrjetin e parave dhe influencës që rrethon Edmunds dhe mafiozët e tjerë të modelizimit, përfshi Neil Ferguson (informacionet mbi Ferguson janë në pjesën e fundit të titulluar Mafiozë të tjerë të modelizimit). Dokumenti i parë i modelizimit të varianteve të rinj i bashkëhartuar nga Edmunds, që është përmendur më lart, ishte botuar më 23 dhjetor 2020. Edmunds e kishte hartuar bashkë me kolegët e tij të Qendrës për Modelimin Matematikor të Sëmundjeve Infektive në London School of Hygiene & Tropical Medicine (LSHTM). Në të kishin kontribuar edhe persona të tjerë të grupit të punës Covid-19 të Qendrës.

Dokumenti i modelizimit ishte botuar në zhurnalin elektronik Medrχiv, i cili boton vetëm artikuj jo peer-reviewed. Zhurnali në fjalë është krijesë e një organizate të kryesuar nga shefi i Facebook, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij. Kam shkruar lidhur me të dhe raportet e tij me Zuckerberg në artikullin tim të datës 3 shkurt lidhur me pabazueshmërinë e studimeve të modelizimit që mbështesin rrezikshmërinë ekstreme e variantëve të rinj. Edmunds është edhe Dekan i Fakultetit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit të Popullsisë të LSHTM. Kam kontaktuar me departamentin e institutit që merret me mediat për të bërë një intervistë me një prej autorëve të studimit të modelizimit të 23 dhjetorit 2020, por nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Në një video intervistë të shkurtit 2017, Edmunds kishte deklaruar gjithë entuziazëm se LSHTM merret me çdo fazë të zhvillimit të vaksinave, nga parimet shkencore bazë deri tek studimet klinike në shkallë të gjerë. Veç kësaj, në video thekson përdorimin e modelizimit matematikor si metodë të vlefshme për të demonstruar se vaksinat mbrojnë individët dhe shoqërinë. (Midis gjërave të tjera, përshkruan përpjekjet e grupit të tij në dhënien fëmijëve vaksinat antigrip dhe, në bashkëpunim me Public Health England, në promovimin e vaksinave kundër papilomavirusit njerëzor [HPV] për vajza dhe djem). Veç kësaj, Edmunds është një anëtar kyç i UK Vaccine Network (deri pak kohë më parë i njohur si UK Vaccines Network, linku i organizatës përmban diçiturën “UK Vaccines Network”).

Është edhe anëtar i Science Advisory Group for Emergencies (SAGE) të qeverisë britanike, që jep të dhëna lidhur me masat Covid, shumë prej të cilave absolutisht të favorshme për vaksinimin masiv, kryeministrit Boris Johnson dhe kabinetit të tij. Veç kësaj, Edmunds është pjesë e New and Emerging Respiratory Virus Threats Advisory Group (NERVTAG) të qeverisë britanike. Ky ent punon në kontakt të ngushtë me SAGE dhe promovon, bile rëndshëm, temën e vaksinimit masiv. Dhe, siç u tha më parë, Edmunds është i martuar me një punonjëse aktuale apo ish të GSK. Në një artikull të vitit 2015, i të cilit Edmunds është bashkëautor, nën zërin “interesa konkurruese” që e kategoriyon, shkruhet se “Partnerja ime punon për GSK”. Në mënyrë të ngjashme, në faqet e divulgimit të konflikteve të interesit në uebsajtin e NERVTAG, që kushedi se për çfarë motivi nuk përditësohen nga tetori i 2017, zbulohet se bashkëshortja e Edmunds punon për GSK.

Një tjetër vërejtje e shkurtër, seksioni “Kontribute të autorëve dhe mirënjohje” lidhur me dokumentin e analizës së modelizimit të 23 dhjetorit të B.1.1.7 (faqe 15 e 16) tregon se thuajse të gjithë autorët e tij dhe anëtarët e grupit të punës Covid-19 të qendrës së modelizimit marrin financime nga Bill & Melinda Gates Foundation (BMGF) dhe/ose nga Wellcome Trust. (Lidhur me këtë, një kërkim për Wellcome Trust të çon në uebsajtin e Wellcome).

Ka tjetër akoma në historinë e Edmunds. Kam zbuluar se është pjesë edhe Komitetit Shkencor Këshillmor të Coalition for Epidemic Innovations (CEPI). CEPI është në pjesën më të madhe një krijesë e BMGF, e World Economic Forum dhe e shumëkombëshes farmaceutike Wellcome. Uebsajti i CEPI pohon se kjo e fundit është “inauguruar në Davos [në mbledhjen e Ëorld Economic Forum në janarin e 2017] për të zhvilluar vaksinat për epidemitë e ardhshme. Misioni ynë është ai i përshpejtimit të zhvillimit të vaksinave kundër sëmundjeve infektive emergjente dhe tu mundësojë të gjithë një akses të barabartë në këto vaksina gjatë epidemive”.

Vitin e kaluar gazetarja investigative Vanessa Beeley kishte botuar një analizë me dy pjesë për lidhjet midis individëve kyç, institucioneve, kompanive dhe financuesve të reagimit britanik ndaj Covid-19. Kishte nënvizuar se GSK po punonte me CEPI për zhvillimin e vaksinave të Covid-19. Kjo aleancë është e fortë akoma sot. Të kihet parasysh edhe se Fakulteti i Epidemiologjisë dhe Shëndetit të Popullsisë të LSHTM, i drejtuar nga Edmunds, kryesisht është i financuar nga BMGF dhe nga Gavi Alliance. (Gavi promovon vaksina masive në të gjithë botën, përfshi programin COVAX. Një prej financuesve më të mëdhenj të Gavi është BMGF. Mjekët Pa Kufi e kanë kritikuar GAVI pasi “më shumë synon që të mbështesë dëshirat e industrisë farmaceutike për të promovuar produkte të reja sesa të gjejë mjetet më efikase dhe të mbështetshme për të luftuar sëmundjet e varfërisë”).

Financimet e BMGF për Fakultetin e Epidemiologjisë dhe Shëndetit të Popullsisë të LSHTM po rriten shumë shpejt. Për shembull, subvencionet e reja të BMGF për fakultetin në fjalë janë rritur nga 4.9 milion dollarë në 2013 – 2014 në 13.19 milion dollarë në 2015 – 2016. Por nga 2017 subvencionet për kërkimin për fakultetet e ndryshme të LSHTM nuk përcillen më në raportet vjetore. Në tërësinë e tij, financimi i BMGF për LSHTM ka qenë me 30.2 milion paund (40.2 milion dollarë) në periudhën 2017 – 2018.

Lidhur me këtë, LSHTM ka edhe një Qendër për Përmirësimin e Prodhimit të Vaksinave. Zhvillon, teston dhe komercializon vaksina. (Nuk kam arritur të gjej informacion lidhur me prejardhjen e financimeve të kësaj qendrë vaksinash). Kjo e fundit zhvillon edhe aktivitete të lidhura, si lufta ndaj “hezitimit vaksinor”. Kjo e fundit përfshin projektin “Vaccine Confidence Project”. Veç të tjerash, qëllimi i deklaruar i projektit është “të sigurojë analiza dhe indikacione që të sigurohet një përgjigje e parakohshme dhe impenjimin e publikut që garanton një besim të qëndrueshëm në vaksina dhe në procesin e imunizimit”. Drejtore e “Vaccine Confidence Project” është profesorja Heidi Larson e LSHTM. Për më shumë se një dekadë ka bërë kërkime lidhur me mënyrën sesi të luftohet hezitimi vaksinor. Edhe LSHTM, një anëtare e Vaccine Safety Net të OBSH, e mbështet projektin.

Mafiozë të tjerë të modelizimit

Ja disa informacione lidhur me dy anëtarë të tjerë të këtij klubi:

Public Health England (PHE) kishte botuar në fundin e dhjetorit 2020 raportin e tij të parë të detajuar lidhur me variantin e ri dhe vazhdon të japë përditësime. Asnjë prej raporteve të tij nuk është peer-reviewed. Një prej bashkëautorëve me profil të lartë të raporteve PHE është vetë drejtorja e këtij të fundit, Susan Hopkins, që është edhe pedagoge e Sëmundjeve Infektive në Imperial College të Londrës. Ky kolegj përfiton dhjetëra miliona dollarë në vit nga BMGF. (I kam dërguar një e-mail marrëdhënieve me publikun të PHE për të siguruar një intervistë për raportet lidhur me variantët e rinj të PHE. Zahra Vindhani, përgjegjësja e këtij sektori, më është përgjigjur: “Në javët e ardhshme Dr. Hopkins nuk do të jetë në gjendje që ta japë dhe, për një gjë të kësaj natyre, nuk mund tju tregojmë asnjë person tjetër”). PHE e konsideron vaksinimin masiv si “prioritet strategjik Nr.1” për të luftuar sëmundjet infektive në periudhën 2020 – 2025. Bëhet fjalë për të “optimizuar furnzimin me vaksina në Angli dhe reduktuar sëmundjet e me vaksinë”.

Neil Ferguson është një bashkëautor i raporteve të PHE, si edhe i një dokumenti modelizimi tejet të cituar të 31 dhjetorit 2020 lidhur me rrezikshmërinë e variantit B.1.1.7. është Drejtor ad interim i Vaccine Impact Modelling Consortium pranë Imperial College of London, me seli në Londër. Në vite, modelizimi i Ferguson ka rezultuar shumë herë jashtëzakonisht difektoz. E gjitha kjo është e mirëdokumentuar. Për shembull, siç kishte shkruar gazetarja investigative Vanessa Beeley në pjesën e parë të një raporti investigativ me dy pjesë të prill – majit 2020, modelizimi i Ferguson e kishte mbivlerësuar me rreth 3 milion numrin e të vdekurve nga gripi i pulave, i njohur si H5N1. Për pasojë, ishte krijuar një përdorim i gjerë i vaksinave kundër influencës së gripit të pulave dhe prodhuesit, nga Roche (me të famshmin dhe joefikasin Tamiflu të tij) tek Sanofi, kishin fituar një thes me para.

Në mënyrë të trashë Ferguson kishte mbivlerësuar efektet e gripit të derrit, i njohur si H1N1. Për pasojë,  miliona njerëzve u është dhënë kot Pandremiksi i GSK. Kjo vaksinë kishte shkaktuar dëme në tru, sidomos narkoleksi dhe kataplesi, në qindra, në mos mijëra, subjekte të vaksinuara, sidomos fëmijë. Gjigandi farmaceutik kishte gëzuar imunitet penal ndaj kërkesave për dëmshpërblim. Për pasojë, qeveria britanike u ka paguar viktimave më shumë se 60 milion paund (rreth 80 milion dollarë me kursin e këmbimit të 2017). (Dhe, siç përmendet më parë në këtë artikull, GSK dhe kompanitë e tjera farmaceutike ngjashëm janë përjashtuar nga pagimi i dëmshpërblimeve për njerëzit e dëmtuar apo të vrarë nga vaksinat e Covid-19).

Bashkë me Edmunds, Ferguson është edhe anëtar i SAGE. Një tjetër grup ku Ferguson është anëtar është edhe influenti NERVTAG. Është grupi që ka emetuar paralajmërimin e 21 janarit 2021, i përmendur më parë në këtë artikull, lidhur me vdekshmërinë e variantit B.1.1.7. Ferguson është anëtar i NERVTAG, edhe pse do të duhej të dorëhiqej pranverën e kaluar, kur ishte kapur duke vizituar dashnoren e tij të martuar, në momentin ku të gjithë në Angli lejoheshin të kishin kontakte vetëm me anëtarët e bërthamës së tyre familjare (normativë e bazuar mbi modelizimin e Ferguson dhe apelet e tij për qeverinë që ta fuste vendin në lockdown). Gjithashtu, ai është edhe anëtar i UK Vaccines Network, bashkë me Edmunds e të tjerë, si Presidenti i Rrjetit Chris Whitty, që është edhe konsulenti kryesor për Covid-19 i qeverisë britanike. Sipas uebsajtit të tij, objektivi i Rrjetit është “të ndihmojë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që të identifikojë dhe të seleksionojë mundësi investimi të synuara për vaksinat dhe teknologjitë vaksionire më premtuese që ndihmojnë të luftohen sëmundje potencialisht epidemike dhe të përballohen problematikat strukturore lidhur me infrastrukturën më të gjerë vaksinore të Mbretërisë së Bashkuar”.

Këto ndërlidhje lidhin midis tyre Edmunds, Ferguson dhe Hopkins, bashkë me pjesën tjetër e mafiozëve të punimeve të modelizimit, me kërkesat e qeverive, të Big Pharma, të Bill Gates dhe të aktorëve të tjerë të fuqishëm. Imazhi i jashtëm i tyre është ai i të qënit krejtësisht të përkushtuar ndaj së mirës publike, ndërkohë që në realitet po punojnë energjikisht për shkatërrimin e saj.

(Rosemary Frei për rosemaryfrei.ca)

Përgatiti për TemA, ARMIN TIRANA

---- ----
----
-----
-----