Ballina Lajme nacionale Madhështore: Ushtria e Kosovës pjesë në stërvitjet e NATO-s

Madhështore: Ushtria e Kosovës pjesë në stërvitjet e NATO-s

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ushtria e Kosovës pjesë në stërvitjet e NATO-s.

Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me personel nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, me një Tog të këmbësorisë, duke përfshirë oficerë shtaborë për Kontrollin e Lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar ushtrimit “Albanin Effort19”, i cili po realizohet në poligonin ushtarak në Biza të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë ushtrim po marrin pjesë 12 shtete: Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

FSK-ja, në këtë ushtrim shumëkombësh, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit me njësitë partnere, ngritjen profesionale dhe testimin e aftësive të vendimmarrjes ushtarake në një mjedis shumëkombësh, për të testuar aftësitë e ndërhyrjes së përbashkët në kohë krizash.

---- ----
----
----- ----
-----