Ballina Lajme nacionale Madeline Albright zbulon se çfarë i tha Clinton në ditën kur vendosën...

Madeline Albright zbulon se çfarë i tha Clinton në ditën kur vendosën që të ndërhyjë NATO në Kosovë

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është duke u mbajtur ceremonia shtetërore për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e trupave të NATO-s.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ka thënë se ndjehet e lumtur që është prezentë në Kosovë.

----

“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcave, ne diskutuam se si aleanca jonë ishte bashkuar dhe më e rëndësishmja ishte se ia dolëm. Fushata jonë vendosej dhe themelohej ne forcat e drejtësisë dhe aleanca e bashkuar ulej e shikonte si abuzohej, dëboheshin. E përgjigja ishte jo, nuk do të ndodh një gjë e tillë. Për më shumë se 11 javë aleanca jonë dhe qytetarët u mbajtën të fortë pavarësisht problemeve, kritikave, ne i treguam botës se çka është e mundshme kur diplomacia dhe forca bëhen bashkë me njëra-tjetrën. Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë”, ka thënë Albright.

Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z.kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur…”, ka deklaruar Albright.

----- ----