Ballina Lajme nacionale Macron viziton Serbinë, çështja kryesore mbetet Kosova

Macron viziton Serbinë, çështja kryesore mbetet Kosova

18
SHPËRNDAJE

Emmanuel Macron do ta vizitojë të hënën Serbinë.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, do të arrijë hënën për një vizitë dy ditore në Serbi.

Një nga temat kryesore që pritet të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet që të jetë problemi i Kosovës, ndërkohë gjatë kësaj vizite Franca dhe Serbia do të nënshkruajnë diku rreth 20 marrëveshje.

Pesë nga to do të jenë në fushën e ushtrisë dhe armatimit.

Këtë për televizionin publik të Serbisë e ka treguar zëvendësministri i Mbrojtjes, Nenad Miloradoviq.

Ai ka thënë se kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Francën dhe se janë duke vazhduar bashkëpunimin.

Miloradoviq ka kujtuar helikopterët ‘airbus’ të cilët i kanë marrë së fundi nga Franca.

Zv.ministri serb ka thënë se marrëveshja do të bëhet për armatim të nivelit më të lartë të teknologjisë.

Sipas tij mjetet që do t’i marrin nga Franca janë të teknologjisë së fundit, dhe pajisja e forcave serbe do të bëhët në nivelet më të larta të mundshme, për të rritur aftësitë e Serbië për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme.

-----