Ballina Lajme Bota/Rajoni Macron do të marrë AstraZeneca verën e 2022: Franca s’do vaksinojë asnjë...

Macron do të marrë AstraZeneca verën e 2022: Franca s’do vaksinojë asnjë të moshuar mbi 65 vjeç me këtë vaksinë deri në fund të marsit

169
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se do të presë verën e vitit tjetër për të marrë vaksinën e AstraZeneca/Oxford.

Macron u shpreh se në bazë të studimeve shkencore efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është provuar, pasi shkaktoi trazira muajin e kaluar duke përshkruar dozat si pothuajse joefektive tek njerëzit e moshuar.

Kjo vjen pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se ajo nuk do të merrte dozën e AstraZeneca sepse rregullatorët gjermanë nuk e kanë miratuar atë për mbi 65 vjeç, megjithëse provat e kanë treguar se ajo është shumë efektive.

Rregullatorët francezë gjithashtu kanë kufizuar këtë vaksinë në moshën nën 65 vjeç, por kreu i Elizesë është shprehur se kjo është e përshtatshme për të gjithë. Franca aktualisht ka shpërndarë vetëm 550 mijë doza të AstraZenca-s dhe sipas ekpertëve deri në 2022 do të mund të vaksionohen 33 milion francezë që janë më të vjetër nëse pëhapja e dozave nuk përshpejtohet.

Shkencëtarët thonë se progresi i ngadaltë do të thotë se mund të jenë të nevojshme masa të reja bllokimi për të përmbajtur variantin britanik nën kontroll me Francën që tani vuan nivelet e saj më të larta të infeksionit që nga bllokimi i saj i dytë kombëtar në Nëntor. Frika për një bllokim të tretë ekziston në vend pasi repartet shëndetësore po i afrohen kolapsit.

Vdekjet janë rreth 300 në ditë, më të ultat e tyre që nga fundi i Dhjetorit, por ka të ngjarë të rriten përsëri. Përhapja e vaksinave shumë e kritikuar në Francë ka arritur vetëm 2.7 milion njerëz deri më tani krahasuar me 18.7 milion në Britani, e cila ka një popullsi me madhësi të ngjashme.

Franca nuk do t’i vaksionojë të moshuarit mbi 65 vjeç me këtë vaksinë deri në fund të Marsit ose në mesin e Prillit. Përhapja e vaksinave të Francës është më e ngadaltë në krahasim me vendet kryesore të BE-së, duke rënë jo vetëm shumë pas Britanisë, por edhe më poshtë se mesatarja e BE-së dhe vendeve të tjera si Gjermania dhe Italia.

---- ----
----
-----
-----