Ballina Lajme nacionale “Ma ulni rrogën”/ Drejtori i Telekomit të Kosovës: Paguhem 5180 euro, më...

“Ma ulni rrogën”/ Drejtori i Telekomit të Kosovës: Paguhem 5180 euro, më vjen turp!

85
SHPËRNDAJE

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë kërkesë që të ulet rroga e tij, që e konsideron mjaft të lartë. Ai tha për mediat se ndihet i turpëruar që merr të tillë pagë kaq të lartë, porse kjo ishte e paravendosur.

Ai tha se që prej 1 muaj pasi mori detyrën kërkoi që pagat të ulen, mirëpo shton se ai këtë gjë nuk ka të drejtë ta bëjë vet.

“Dëgjo, paga ime është 5180 euro. Edhe në bordin e kaluar, kërkesë me shkrim kam bërë, 1 muaj pasi e kam marrë detyrën e kryeshefit, kam kërkuar që të ulen pagat. Jam duke u ndjerë i turpëruar në cfarë situate jam duke menaxhuar e të kem një pagë të tillë. Nuk kam të drejtë unë t’ia ulë pagën vetes. Unë këtë pagë që e kam sot, e kom gjetë në Telekomin”, tha Istrefi në Dukagjin.

-----