Ballina Lajme nacionale LVV-ja nuk i përjashton protestat në Kosovë

LVV-ja nuk i përjashton protestat në Kosovë

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lëvizja Vetëvendosja nuk e përjashton mundësinë për protesta, ndërsa Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë formimit të qeverisë së re në vend.

----

Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit dhe anëtare e partisë tha se ende në lëvizje nuk kanë ndonjë qëndrim se si do të veprojnë për seancën e së mërkurës ku pritet të votohet qeveria Hoti.

Sipas saj për situatën e krijuar një rol të madh në LDK kanë luajtur ata që s’kanë marrë votën e popullit.

“Një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm kanë pasur ata që s’kanë marrë pjesë fare në zgjedhje. Janë disa figura Veliu, Hyseni, Mustafa që nuk kanë qenë pjesëmarrës në zgjedhjet e fundit dhe që kanë pozita të larta brenda partisë. Nuk e kontestoj të drejtën në aspekt të vendimmarrjes brenda LDK-së, dhe atë legjitimitet e kanë marrë nga strukturat e partisë. Po pres se cili do të jetë kabineti që do të formohet”, ka thënë ajo.

Sipas saj bashkëpunimi në qeverinë Kurti ishte i mirë ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, me disa përjashtime.

----- ----