Ballina Lajme nacionale Lutfi milioneri, merr dy pensione nga Zvicëra

Lutfi milioneri, merr dy pensione nga Zvicëra

54
SHPËRNDAJE

Lutfi Haziri del të jetë milioner.

Obligimin e deklarimit të pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka kryer edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – raporton Periskopi.

Vlera e tokës që ka deklaruar ai si pasuri të paluajtshme kap shifrat milionëshe. Përveç tokës, ai ka deklaruare dhe një banesë në vlerë prej 100 mijë euro.

Te pasuria e luajtshme, Haziri ka deklaruar një veturë Hyunday, vlera e së cilës është tre mijë euro, dhe është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Haziri po ashtu ka deklaruar mbi 200 mijë euro para të gatshme në institucione financiare, përfshirë deklarimet e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Tek të hyrat vjetore, Haziri ka deklaruar pagën që merr nga Komuna e Gjilanit si kryetar, mëditjet si dhe dy pensione që merr nga Fondi Pensional i Zvicrës.