Ballina Lajme nacionale Lutfi Haziri tregon nëse Isa Mustafa është i pranueshëm për kandidat konsensual

Lutfi Haziri tregon nëse Isa Mustafa është i pranueshëm për kandidat konsensual

23
SHPËRNDAJE

Lutfi Haziri tregon nëse e pranon Mustafën kandidat konsensual për kryetar të LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pritet rikthimi i LDK-së pas 12 vitesh si parti e parë në vend.

Duke folur për Kuvendin e 3 gushtit ku do të zgjedhet kryetari i partisë, ai ka konfirmuar në një mënyrë se deri tani nuk ka një marrëveshje brenda partisë për ta zgjedhur shefin.
“Jam idhtar i një marrëveshje deri në ditën e fundit. Një kandidat konsual me detyron mu pajtu me një emër që na bashkon drejt një procesi. Në mungesë të një koncensusi të gjërë, natyrisht që është vota që vendos”, ka deklaruar Haziri në Dukagjin, shkruan Reporteri.

I pyetur se a e mbështet Mustafën si kandidati konsensual, Haziri nuk ka dashur të jape një përgjigje të prerë.

Isa Mustafa është ka e udhëheq procesin e Kuvendin e LDK-sӕ, bazuar në angazhimet që
“Nuk e ka nxjerrë emrin e tij në plan të parë, ku janë ekipi i tij si nënkryetarët, as para Kryesisë së LDK-së, as para kryetarëve Degëve. Nuk e ka kërkuar asnjëherë, nuk mund të flas për situatë hipotetike”, ka deklaruar Mustafa.

Kujtojmë se deri më tani emrat e përfolur për kryetar të LDK-së janë: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu dhe Vjosa Osmani.

-----