Ballina Lajme nacionale Lutfi Haziri s’tregon a do të kandidojë Isa Mustafa: Gjithçka zbulohet nesër

Lutfi Haziri s’tregon a do të kandidojë Isa Mustafa: Gjithçka zbulohet nesër

9
SHPËRNDAJE

Një ditë para Kuvendit Zgjedhor, LDK po vazhdon t’i mbaj të fsheht emrat e kandidatëve për kryetar të kësaj parite.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, nuk ka pranuar të tregojë nëse Isa Mustafa është kandidat konsensual për t’u zgjedhur edhe një mandat në krye të partisë.

Megjithatë ai ka thënë se si parti janë duke punuar për të përafruar qëndrimin në gjetjen dhe mbështetjen e një kandidati që përfaqëson unitetin e të gjitha strukturave.

“Kryesia e LDK’së dhe kryetari Mustafa po vazhdojnë me punu dhe me përmbyll angazhimin rreth Kuvendi të nesërm. Me kryetarët e degëve finalizuam angazhimet tona për ndërtimin e një mobilizimi të delegatëve të LDK’së. 355 delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Do të ketë kushte pune dhe kushte konkurrimi” , ka thënë Haziri.

“LDK’ja po e përfaron qëndrimin lidhur me mbështetjen e kandidatit që përfaqëson unitetin e të gjitha strukturave dhe unitetin politike të LDK’së”, ka shtuar tutje ai.

Ai thotë se në Kuvendin e të shtunës do të ketë edhe konkurrencë.

“Në të njëjtën kohë garanton pjesëmarrje dhe konkurrencë të atyre që nesër i paraqesin kandidaturat në Kuvendin e 9-të zgjedhor”, ka shtuar Haziri.

I pyetur rreth emrit të Isa Mustafës si kandidat konsensual për kryetar të partisë, Haziri ka thënë se nesër do të merret vesh gjithçka.

“Unë i përmbahem angazhimit tim, sepse po i finalizojmë punimet. Duke respektuar statutin e LDK’së, ju ftoj që nesër në ora 10 ta konfirmoni këtë që po e them tash. LDK’ja do të dalë me qëndrim unik, dhe do të marrë para qytetarëve përgjegjësinë”, ka thënë ndër të tjera nenkëryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

-----