Ballina Lajme nacionale Lutfi Haziri ka një porosi për Kadri Veselin: Po të rrijnë ngushtë...

Lutfi Haziri ka një porosi për Kadri Veselin: Po të rrijnë ngushtë këpucët e Hashim Thaçit

43
SHPËRNDAJE

Haziri – Veselit: Po të rrijnë ngushtë këpucët e Hashim Thaçit.

Shefi i shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar shkurt deklarimet e liderit të PDK-së, Kadri Veselit, se në mandatin e ardhshëm nëse zgjidhet kryeministër do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

Haziri në Klan Kosova ka thënë shkurtimisht tha që këpucët e ish-udhëheqësit të PDK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit nuk po i përshtaten dhe deklarimet e tilla të tij vështirë se i besojnë qytetarët.

“Këpucët e Thaçit po i rrijnë ngushtë bedelit [Veselit]”, shtoi ai, derisa tutje,

”Nuk është me rëndësi çka thua, por me rëndësi është ajo çfarë besohet. Besimi qytetar karshi këtyre hapave politikë është përtej të priturës”, ka thënë Haziri.