Ballina AKTUALE Lutfi Haziri i kthehet kufijve, kërkon bashkim me Kosovën Lindore

Lutfi Haziri i kthehet kufijve, kërkon bashkim me Kosovën Lindore

706
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan këtë javë shënon përvjetorin e 30 të themelimit. Këtë rast e ka shfrytëzuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’iu rikthyer edhe një herë çështjes së Luginës së Preshevës. Nënkryetari i LDK’së vazhdon të kërkojë bashkimin me Kosovën Lindore.

“Republika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!”, shkruan Haziri në Facebook.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Javë e bardhë për Gjilanin. Prej 4 deri në 11 mars do ta shënojmë 30-vjetorin e themelimit të partisë së Ibrahim Rugovës. Gjatë kësaj jave, do të ketë manifestime politike, kulturore e sportive, me theks të veçantë, vlerësimin e lartë për rolin e gruas dhe të rinisë.

Falënderim deri në gjunjëzim brezave tanë që nuk janë në jetë, por që kontribuan për Degën e LDK’së, në rezistencën politike e paqësore, e në fund edhe me kryengritje, duke arritur deri te Liria, Pavarësia dhe Demokracia.

Rapublika jonë është kompromisi i dhimbshëm i zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan. Ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës Lindore t’i bashkohen atdheut të tyre!

---- ----
----
-----
-----