Ballina Lajme nacionale Lutfi Haziri flet për karriget në LDK, i bën për ‘pesë parë’...

Lutfi Haziri flet për karriget në LDK, i bën për ‘pesë parë’ orkesturesit e këtyre shfaqjeve

6
SHPËRNDAJE

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke i zhvilluar zgjedhjet e brendshme në gjithë Kosovën.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, është shprehur kritik ndaj përdorimit të karrigeve si mjet për të fituar karrige brenda strukturave të partisë së tij.

Ka thënë se duhet marrë shembull Vitinë. E këto i ka thënë në një fjalim që ka mbajtur në zgjedhjen e strukturave të kësaj dege.

“Ai që bën sherr, zhurmë e lëvizë karrige në shtëpinë e tij, nuk mund të konkurrojë askund. Dijeni që populli shqiptar është gërditë tash e 106 vjet nga arroganca. Nga ‘muskujt’ kundër vëllait, kolegut e bashkëpartiakut. Vetëm me durim, mirëkuptim, tolerancë e afrim, fitohet besimi në familje politike. Në të kundërtën, veç lodheni. LDK është parti vlerash, e besës dhe shpresës”, ka thënë Haziri, në fjalën e tij përshëndetëse në Kuvendin Degës në Viti.

E ka quajtur “komunë shembull se si rikthehet LDK në qeverisje, i rritjes së solidaritetit dhe besimit politik deri në fitore pa balotazh të Sokol Halitit”.

Kujtojmë se LDK-ja është në proces të zgjedhjeve të brendshme, derisa në disa nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur konflikte mes konkurrentëve për pozita drejtuese e vendimmarrëse. Karriget janë përdorur në degën e tretë në Prishtinë, që njihet ndryshe si dega e Presidentit Ibrahim Rugova.

-----