Ballina Lajme nacionale Lumir Abdixhiku tregon në krah të kujt po mbijeton Kosova

Lumir Abdixhiku tregon në krah të kujt po mbijeton Kosova

42
SHPËRNDAJE

Diaspora po del të jetë shpëtimtare e Kosovës.

Deputeti i LDK, Lumir Abdixhiku, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovën është plot 5.5 milionë euro në ditë.

“Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen”, ka shkruar Abdixhiku.

“Plot 5.5 milionë euro – NË DITË – është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore)”, ka shkruar ai.

Publikim nga Abdixhiku:

– 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre.

– 200 milionë euro investime në pasuri.

– 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu.

-----