Ballina Lajme nacionale Lumir Abdixhiku ‘godet’ Kadri Veselin: Zaptuat Noterinë me gra, motra, kunata e...

Lumir Abdixhiku ‘godet’ Kadri Veselin: Zaptuat Noterinë me gra, motra, kunata e familjarë

61
SHPËRNDAJE

Abdixhiku thyen heshtjen kundër Kadri Veselit, thotë ta çlirojmë Kosovën nga krimi e korrupsioni.

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku kishte lëshuar akuzat më të rënda ndaj Kadri Veselit kur ishte duke u zhvilluar garat elektorale në Prishtinë dhe në komunat tjera.

Prej tetorit të 2017 deri tash, Abdixhiku ishte treguar i matur me ish-Shefin e SHIK’ut për të cilin kishte thënë se ka gisht në krejt të këqijat e këtij vendi përfshirë edhe listat e fryra të veteranëve.

Por, sot, Lumir Abdixhiku e ka përmendur dy herë emrin e liderit të PDK’së në një postim me plot akuza ndaj PDK’së dhe Qeverisë.

“Beteja e Kadri Veselit për çlirim nga krimi e korrupsioni po shkon “shumë mirë”. Ende pa u mbushur një muaj mirë: – Zaptuan Noterinë me gra, motra, kunata e familjarë. Të gjitha me pikë maksimale thanë. – Vendosën në krye të Universiretit të Gjakovës militantë partiak. Do të edukoheni tash e tutje nga këta. – Përvetësuan qindra mijëra euro për lobim. Nga Ministria e Integrimeve për imazhin e Kadrisë në Amerikë. Ec e bjeri në fije”, ka shkruar Abdixhiku në një reagim në FB.

Deputeti i LDK’së ka bërë thirrje për një luftë të re clirimtare që duhet të fillojë në Kosovë. Ka thënë se shteti duhet të çlirohet nga korrupsioni.

“Dikush tha merrni mësim nga PDK. Mësim se si duhet “me e zhbi” shtetin në secilën mundësi?! Këta janë të varur e ndërvarur organikisht nga kapja. S’munden pa të sepse janë një me të. Prandaj çlirimi i Kosovës nga korrupsioni është lirim i Kosovës pikërisht nga këta”, ka shtuar ai.

-----