Ballina Lajme nacionale Lumezi: Pas rastit të “Veteranëve” dhe “Vizave” fshihen shumë gjëra, mes tyre...

Lumezi: Pas rastit të “Veteranëve” dhe “Vizave” fshihen shumë gjëra, mes tyre edhe korrupsioni

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Aleksandër Lumezi ka thënë se pas rastit të “Veteranëve” dhe “Vizave” fshihen shumë gjëra, mes tyre edhe korrupsioni.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se korrupsioni vazhdon të jetë akoma dukuri shumë e pranishme në Kosovë, për arsye se në vendin tonë ende nuk ka politikë ndëshkimore, shkruan Reporteri net.

Lumezi, ndër të tjera ka thënë se dënimet që shqiptohen për rastet e korrupsionit janë kryesisht 6 muaj deri në një vit. Ai ka përmendur vetëm një rast, ku një person është dënuar me katër vite burg.

“Shumë shpesh flitet për politikën ndëshkimore. Në Kosovë ende nuk ka politikë ndëshkimore. Dënimet që shqiptohen për rastet e korrupsionit janë kryesisht vetëm deri në 6 muaj deri në 1 vit. Vetëm një rast ka qenë me 4 vjet. E tha edhe ambasadori drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, u shpreh ndër të tjera Lumezi.

Ai ka përmendur edhe rastin e veteranëve dhe vizave, ku seancat janë stërzgjatur. Mbrapa kësaj Lumezi ka thënë se fshihen shumë gjëra, e mes tyre edhe korrupsioni.

“Nuk mund të stërzgjaten seancat gjyqësore pakufi. Kemi rastet e veteranëve, vizave që zgjaten pa kufi. Duhet që Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor të caktojnë parametrat se brenda cilit afat mund të zgjidhet një lëndë. I kemi pa rastet në vendet fqinje ku në Hungari është dënuar kryeministri brenda 6 muajve, kurse te ne vazhdojnë pa kufi seancat gjyqësore. Mbrapa tyre fshihen shumë sene, mos të them që fshihet edhe korrupsioni. Nuk ka pavarësi absolute në trajtimin e lëndëve penale. Duhet të tregohet guxim nga Gjykata Speciale për të trajtuar edhe rastet brenda sistemit prokurorial. Ka kaluar koha për retorika dhe ka ardhë koha për ndërmarrjen e veprimeve konkrete”, është shprehur ndër të tjera Lumezi.

---- ----
----
-----
-----