Ballina Lajme nacionale Lumenjtë në Kosovë në gjendje të mjerueshme, ministri bën këtë apel

Lumenjtë në Kosovë në gjendje të mjerueshme, ministri bën këtë apel

12
SHPËRNDAJE

Lumenjtë në Kosovë janë në gjendje të mjerueshme për shkak të mbeturinave.

Ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka vizituar sot lumenjtë në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është befasuar për të keq me gjendjen e keqe të tyre, dhe papastërtinë ekstreme.

Matoshi u ka bërë thirrje Policisë, qytetarëve dhe mediat që ta luftojnë këtë dukuri së bashku.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Krim mjedisor kundër vetëvetës

Sot gjatë vizitave që i bëra disa lumenjve, rastisa të shoh edhe gjendje të tillë të lumit, e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm që nuk ia duan të mirën vendit dhe as vetës së tyre.

Si Ministri po investojmë miliona euro në rregullimin e shtreterve të lumenjve kurse nga ana tjetër shohim skena të tilla tmerri që shkaktohen nga dora e njeriut.

Kjo është e papranueshme dhe këtë duhet ta luftojmë së bashku, inspektorët komunal, Policia e Kosovës, qytetarët dhe mediat.

Një dëmtim i tillë i ujit dhe lumenjëve pa dyshim që mban emrin krim mjedisor dhe si të tillë do ta denojmë.

Bashkë kundër krimit mjedisor