Ballina Lajme nacionale Lule me shpresë për një vit pa pandemi

Lule me shpresë për një vit pa pandemi

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dibër, 21 mars – Me rastin e 21 marsit – Ditën e Pranverës, në Dibër u organizua aksion ekologjik me pjesëmarrje të nxënësve të shkollës të meste “28 Nëntori” dhe në organizim të shoqatës “Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësive – Dibër”. Motoja e aksionit ishte “Pranverën e fillojmë me mbjelljen e luleve”. Koordinatori i shoqatës, Shuip Marku deklaroi se pas një viti përplot me lajme të hidhura dhe me shumë viktima nga pandemia Kovid 19, këtë pranverë e presim me një shpresë të madhe për një jetë më të sigurt dhe më të mirë.

“Ditët me diell do të na sjellin më shumë buzëqeshje dhe lajme më të mira, dhe besojmë se kjo pranverë do të jetë më ndryshe me atë që përjetuam vitin e kaluar”, tha Marku ndërsa shtoi se ky aktivitet ekologjik është mbështetur nga gjimnazi dhe Call-Qendra “SLICE Maqedoni”, duke mbjellë lule nga të rinjtë në oborrin e shkollës të mesme “28 Nëntori”. “Ky aktivitetet i mbështetur edhe nga profesorët, tregon se të gjithë duam një pranverë dhe një vit pa pandemi. Kjo në fakt është pjesë e projektit masiv ‘Së bashku për një Dibër të pastër’, projekt që tani më është duke u realizuar në Komunën e Dibrës dhe ka një sukses të madh në rritjen e vetëdijes së dibranëve për një mjedis jetësor më të pastër”, informoi Marku.

Në kuadër të projektit në objektin e shkollës të mesme u mbajt edhe një punëtori me nxënësit për identifikimin e problemeve dhe nevojave për një mjedis më të pastër, si dhe prezantimi i problemeve primare ekologjike me të cilët ballafaqohet Dibra. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin edhe përfaqësuesit e ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, e cila mirëmban higjienën publike në qytet. Në punëtori, sipas aktivistit Flamur Mulladauti, erdhi në shprehje interesimi i madh i të rinjve për një Dibër më të pastër dhe një vetëdije më të madhe e banorëve për të parandaluar personat dhe grupet, por edhe disa kompani që ndotin qytetin. (koha.mk/V.S)

The post Lule me shpresë për një vit pa pandemi appeared first on KOHA.

---- ----
-----