Ballina Sport Lukaku: Interi ëndrra ime, Conte më i forti. Harrojeni, nuk do largohet

Lukaku: Interi ëndrra ime, Conte më i forti. Harrojeni, nuk do largohet

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Romelu Lukaku ka një lidhje të veçantë me Antonio Conten. Trajneri insistoi për ta patur tek Interi dy vite më parë dhe bomberi belg po ia shpërblen me gola, por edhe me asiste e një punë të jashtëzakonshme për skuadrën.

Goleadori i kampionëve të Italisë, nuk i kursen elozhet për trajnerin e tij në prononcimin e dhënë për Corriere della Sera, aty ku shpjegon thjeshtë pse Conte nuk do të largohet nga drejtimi i skuadrës zikaltër.

Nuk ka trajner më të fortë se Conte, ai më bindi menjëherë për të pranuar ofertën e Interit. Sapo firmosa kontratën i dërgova një mesazh, aty ku i shkrova: po vij. Kam ëndërruar gjithmonë të luaj me Interin në Serie A, ia dola ta realizoj.

Ne mund të fitojmë trofe të tjerë dhe mund të rritemi akoma më shumë si skuadër. Kemi shansin të nisim një cikël të ri fitues. Do largohet Conte nga Inter? Jo, nuk e besoj aspak, mendoj që nuk do të ndodhë.

Ai ndihet mirë tek Interi dhe sigurisht që është i kënaqur. Ka një skuadër që e ndjek, të gjithë lojtarët vihen në dispozicion të trajnerit, në stërvitje dhe në ndeshje. Kemi gjithçka për të nisur një cikël të ri“, theksoi Lukaku. /abcnews.al

The post Lukaku: Interi ëndrra ime, Conte më i forti. Harrojeni, nuk do largohet appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----