Ballina Sport Lukaku bën menaxherin, kërkon të veshë dy belgë zikaltër

Lukaku bën menaxherin, kërkon të veshë dy belgë zikaltër

7
SHPËRNDAJE

Tani që futbolli është ndalur, sulmuesi belg Romelu Lukaku po u jep një dorë drejtuesve të klubit në merkato. Ai është angazhuar personalisht për të bindur dy shokët e tij te Belgjika, Dries Mertens dhe Jan Vertonghen, që t’i bashkohen Interit gjatë kësaj vere.

Në këtë mënurë, do të krijohet një “koloni” belge te zikaltrit. Të dy këta futbollistë janë në muajt e fundit të kontratës dhe pritet të dalin lojtarë të lirë me përfundimin e sezonit, ndaj drejtuesit e Interit po provojnë t’i afrojnë për të forcuar skuadrën pa shpenzuar shumë para.

Sa i përket Mertens, është një profil që pëlqehet shumë edhe nga Conte, pasi është një ekspert i kampionatit italian dhe di të përshtatet në mënyrë perfekte me skemën me dy sulmues, sepse ka treguar se di të luajë edhe sy “pykë” edhe si sulmues i dytë.

I njëjti diskutim vlen edhe për mbrojtësin Vertonghen, që momentet më të mira të karrierës së tij i ka treguar në mbrojtjen me 3 dhe jo më kot ka nisur të hasë vështirësi te Tottenham, që kur në pankinë u ul Jose Mourinho.

Ky i fundit shihet si lojtari ideal për t’iu bashkuar zikaltërve, pasi mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes me tre dhe të shtojë ndjeshëm eksperiencën në prapavijën e zikaltërve, duke qenë se ka një eksperiencë shumë të madhe në futbollin e niveleve të larta.

Vetë mbrojtësi pranoi se ka vendosur të largohet nga Tottenham në fund të sezonit dhe se i pëlqen të transferohet në Itali ose në Spanjë, ndërsa ka zbuluar edhe kushtin që duhet të plotësojë skuadra e tij e re.

 

-----