Ballina Sport Luiza Gega fiton në Shkup garën në 3 mijë metra me pengesa

Luiza Gega fiton në Shkup garën në 3 mijë metra me pengesa

10
SHPËRNDAJE

Kanë bërë një paraqitje të mirë sportistët e delegacionit shqiptar në kampionatin europian ekipor të atletikës. Luiza Gega arriti të bindë dhe të fitojë në garën e 3,000 m me pengesa në Ligën e 3-të të turneut kontinental të Atletikës, që po mbahet në Shkup.

Vrapuesja shqiptare Luiza Gega ndali kronometrin në 9 minuta 25 sekonda e 80 të qindtat, e vetmja atlete në pistë që zbriti nën kohën e 10 minutave. pas saj preu finishin në garën shkupjane, sportistja armene Alaverdian ndërsa e fundit në podium doli serbja Jovanovic.

Paraqitjet e mira të shqiptarëve në europianin që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut nuk u ndalën me kaq. Franko Burraj spikati në garën e 400 metrave me vendin e parë, madje duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar. Shqiptari Burraj ndali kronometrin në 46 sekonda e 48 të qindtat

The post Luiza Gega fiton në Shkup garën në 3 mijë metra me pengesa appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.