Ballina Sport Luis Figo tregon dëshiron që ka për Interin dhe lojtarin e preferuar

Luis Figo tregon dëshiron që ka për Interin dhe lojtarin e preferuar

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish lojtari i Interit Luis Figo uron që skuadra zikaltër ta fitojë kampionatin në këtë sezon.

“Interi në garë për titullin kampion? Të shpresojmë që të mund të shkojë deri në fund në kampionat. Të gjithë tifozët interistë kanë vite që urojnë që të fitohet kampionati.”

Ai analizoi edhe impaktin që ka lënë në skuadër ardhja e Antonio Conte-s.

“Asnjë nuk mund të t’i sigurojë rezultatet, por për eksperiencën e tij dhe të kaluarën e prisja këtë impakt.  Shpresa është që mund të bëjë mirë, e njeh mirë kampionatin, por gjithnjë është e vështirë me një ekip si Juvja, me organizim të madh. Interi duhet që të jetë i rregullt dhe të shpresojmë mirë”,  shpjegoi Figo nga Berlini me rastin e çmimeve “Laureus”.

Figo tregoi edhe lojtarin që i pëlqen më shumë.

“Lautaro është i fortë, ashti si edhe mbrojtja. Mendoj se përgjithësisht po bëjnë mirë. Lukaku ka pasur një impakt të madh, e ka gjetur veten mirë te kjo skuadër që ka mjaft elementë me eksperiencë ndërkombëtare. Rëndësi ka që të luajnë si ekip”.

---- ----
----
-----
-----