Ballina AKTUALE Lugina e Preshevës ka një kërkesë për Kurtin, të përjashtohen nga masa...

Lugina e Preshevës ka një kërkesë për Kurtin, të përjashtohen nga masa e reciprocitetit

331
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se tarifën 100% do ta zavendësoj me masën e reciprocitetit me Serbin.

Ndërkoh, kjo masë e reciprocitetit i kap edhe qytetarët e Luginës së Preshevës të cilë e frekuentojnë më se shumti relacionin drej Kosovës. Qytetarët deri në reagim nga Serbia do të detyrohen që në hyrje të Kosovës të heqin tabelat e veturave, të nxerrin letër shtesë hyrëse si dhe shum masa tjera e cila mund të jetë edhe pagesa e një takse për futjen me veturë.

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, kanë kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i përjashtojë ata nga masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila është paralajmëruar si element që do të zëvendësoj tarifën 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës.

Disa qytetarë i kanë thënë RTK-së, që ata duhet të përjashtohen ata nga masa e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Shqiptarët e Luginës konsiderojnë se kjo masë do t`i dëmtoj ata, duke pas për bazë taksën e automjeteve disa vite më parë e cila u shkaktoi dëme të konsiderueshme material dhe kufizim të qarkullimit të lirë.

Përkundër faktit se në paraqitjen e tij të parë para ligjvënësve kosovarë, kryeministri Kurti nuk i përmendi shqiptarët e Luginës së Preshevës, formimit të qeverisë së re iu kanë gëzuar edhe shqiptarët e kësaj krahine, por ata kërkojnë që të trajtohen si shqiptarë dhe jo si qytetarë të Serbisë. /bujanoci.net/