Ballina Lajme Bota/Rajoni “Luftë” mes emigrantëve dhe policisë në kufirin Greqi-Turqi (FOTO)

“Luftë” mes emigrantëve dhe policisë në kufirin Greqi-Turqi (FOTO)

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia greke ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të emigrantëve, që janë mbledhur në kufirin Greqi-Turqi dhe po kërkojnë që të futen në territorin grek.

Qeveria greke ka ripërsëritur zotimin e saj se do të ndalojë emigrantët që të futen në shtet.

“Qeveria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e saj”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, duke shtuar se në 24 orët e fundit, autoritetet greke kanë penguar kalimin ilegal të kufirit të 4 mijë personave, transmeton Reuters.

Pamjet e publikuara nga televizioni grek Skai TV në kufirin me Turqinë, në Kastenies, shfaqën policinë greke duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të një grupi emigrantësh, të cilët hodhën gur në drejtim të policëve grekë.

Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra emigrantë, pas sulme ajrore në Idlib, ku u vranë 33 ushtarë turq. Pothuajse menjëherë pas këtij njoftimi, kamionë me emigrantë u nisën drejt territorit grek.

Sipas një zyrtari të Qeverisë greke, rreth 3 mijë persona gjenden në pikëkalimin kufitar në Kastenies.

---- ----
----
-----
-----