Ballina Sport Lufta për pasurinë e Maradonës: Miku zbulon çfarë mund të ketë brenda...

Lufta për pasurinë e Maradonës: Miku zbulon çfarë mund të ketë brenda kasafortave në Dubai

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy muaj pas vdekjes së legjendës Diego Maradona, ka ende shumë mistere që mbeten të pazgjidhura.

Lufta për trashëgiminë e tij po bëhet midis ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij – Dalma, Giannina, Diego, Jana dhe Diego Fernando – dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes.

Maradona la testament dhe vlera monetare për pasuritë e tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t’u llogaritur. Pasuritë janë të ndryshme, që nga foristrada Hunta Overcomer, unaza me diamant që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest deri tek automjeti luksoz Rolls Royce Ghost.

Deri tani pasuritë e Maradonës vlerësohen rreth 75 milion dollarë.

Mister i madh që mbetet ende i pazgjidhur, janë kasafortat e tij në Dubai, të cilat ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk janë hapur për të mësuar se cfarë fshihet brenda.

“Këto janë gjëra Diego i mbante dhe nuk ia tregonte askujt. Mund të ketë dirhemë (monedha e Emirateve të Bashkuara Arabe), orë, dollarë ose asgjë. Kasafortat nuk janë hapur për dy vjet”, tha një mik i ngushtë i Maradona për Infobae.

---- ----
----
----- ----
-----