Edhe pse ka shpërthyer prej vetëm dy jave, plot 230 të vdekur u shënuan nga lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit që prej fillimit të përplasjeve.
Armenia deklaroi të shtunën se do të përdor “të gjitha mjetet” për të mbrojtur armenët nga sulmet e Azerbajxhanit, të cilët u shprehën se kanë fituar terren në rajonin Nagorno-Karabakh.
Secila palë ka shkatërruar qindra tanke. Pala azere deklaroi fitore, dhe presidenti Aliyev i përshendeti drejtuesit e ushtirsë për pushtimin e fshatit Karabakh.
Kjo është lufta më e ashpër mes dy vendeve që prej vitit 1990 ku u vranë rreth 30 mijë persona. Gazeta Si ju sjell një fotogaleri nga luftimet në rajonin e Nagaro-Karabakut.